Vitamina A në të vërtetë është një grup përbërësish antioksidues që luajnë një rol të rëndësishëm në shikimin, rritjen e kockave dhe shëndetin e sistemit imunitar.
Ajo gjithashtu ndihmon që sipërfaqja e syrit, mukozës dhe lëkurës të jenë pengesa efektive për bakteret dhe viruset, duke zvogëluar rrezikun e infeksioneve të syrit, problemeve të frymëmarrjes dhe sëmundjeve të tjera infektive.
Një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës A është verbimi i natës. Në Egjiptin e lashtë, u zbulua se verbëria e natës mund të kurohej duke ngrënë mëlçinë, e cila më vonë u zbulua se ishte një burim i pasur i vitaminës A.
Mungesa e vitaminës A bën që kornea të bëhet shumë e thatë, duke çuar në ngjitje të pjesës së përparme të syrit, ulçera të kornesë dhe humbje të shikimit. Mungesa e kësaj vitamine gjithashtu shkakton dëmtim të retinës, e cila kontribuon në verbëri.
Për të parandaluar mungesën e vitaminës A duhet të konsumohen disa lloje ushqimesh që kanë në përmbajtje të tyre sasi të bollshme të kësaj vitamine.
Ndër më të përdorshmet janë: Qumështi i gjirit dhe ushqimet me origjinë shtazore: si mëlçia, e kuqja e vezës, qumështi i lopës.
Sasi të bollshme të vitaminës A gjeni edhe tek zarzavatet me gjethe me ngjyrë jeshile të errët, si: spinaqi, si dhe perimet me ngjyrë të verdhë e të kuqe, karotat, specat, domatet.
E pa harruar se edhe frutat e freskëta përmbajnë këtë vitaminë./Familja Jonë