Pre, Qer 19, 2026
Banner Top
Banner Top
Sot në kryeqytet do të mbahet protestë për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK

Rrjeti i Grave të Kosovës pas vrasjes së gruas shtatzënë, 35 vjeçare, në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në QKUK, do të organizojë sot protestë.

RrGK-ja nëpërmjet një kumtese për media ka ftuar qytetetarët që t’ju bashkohen protestës së thirrur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke filluar nga ora 16:00.

“Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetrën dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkëngjiteni, në protestë, prej orës 16:00 tek sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë” thuhet në kumtesë.

Për vrasjen e 35-vjeçares kanë reaguar krerët e shtetit, organizata të shoqërisë civile e qytetarë të shumtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë