Asnjë person nuk ka rezultuar i infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nuk është raportuar as për të vdekur me COVID-19.
Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu bëhet e ditur se njëmbëdhjetë (11) qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.
Aktualisht në nivel vendi janë 17 raste aktive me COVID-19.













