Kungulli është një perime e gjithanshme.
Farat e kungullit janë shumë të rëndësishme për organizmin, kryesisht për shkak të përmbajtjes së lartë ushqyese të tyre.
Ato janë të pasura me magnez, mangan, bakër, zink, hekur së bashku me antioksidantë, vitamina dhe minerale. Këto fara të vockla mund t’ju japin të gjithë ushqyesit e nevojshëm dhe disa yndyrna të mira që janë të nevojshme për një trup të shëndetshëm.
Studimi i disa shkencëtarve ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit.
Ata poashtu kanë arritur në përfundimin se konsumimi për çdo ditë i arave të kungullit, ul përreth 23 për qind rrezikun ndaj kancerit të gjirit.
Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i farave të kungullit janë të shumta në numër, e ato janë ulja e nivelit të kolesterolit në gjak, të glukozës në gjak, parandalim dhe trajtim i diabetit, rënie në peshë, lehtëson simptomat e stresit si dhe redukton dhimbjet nga artriti./Familja Jonë