Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK.
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, tha se këtë muaj do të bëjnë vizita të shumta, pasi edhe është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit.
Ajo siguroi se do ta mbështesin këtë Klinikë si ma aparaturë, por edhe me barna.
“Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit në luftën kundër kacerit të gjirit kjo është prej vizitave të shumta që i bëjmë në këtë muaj. Deputet e Kuvendit janë shumë proaktive në mbështetjen e Klinikës së Onkologjisë”.
“Ne jemi të interesuar të shohim cilat janë nevojat dhe do të bëjmë përpjekje ta ndihmojmë përmes amendamenteve ku janë siguruar dy aparatura që janë për radioterapi dhe ato që kemi bërë për listën esenciale sepse në fund të vitit do të votohet buxheti dhe si të shohim se çfarë mund të bëjmë”.
Tutje, ajo tha se Qeveria është duke bërë reformë të thellë me kompletim të legjislacionit për shëndetësinë.
“Vëmendja është kthyer nga shëndetësia me krijimin e komisionit, Qeveria e ka top prioritet përveç ligjit për shëndetësi fillimi i zbatimit të këtij ligji”.
Deputeti i PDK-së, njëherit edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu tha se furnizimi me barna në Onkologji ka rënë nga 90% të terapisë në 70%.
“Në kuadër të muajit të kancerit të gjirit Komisioni për Shëndetësi jemi në vizitë në Klinikë. Në vazhdimësi i kemi dhënë mbështetje Onkologjisë ku është ndarë edhe buxheti për aparatura kryesore”.
“Për fat të keq për herë të parë kemi parë lista të pritjes për radioterapi që është siguruar me buxhet nga deputet. Vitet e kaluara furnizimet në Onkologji kanë qenë 90% të terapisë këtë vit ka rënie nga lista esenciale dhe furnizimi është 70% e barnave esenciale”.
Tutje, ai tha se Qeveria duhet që të punojë në përmirësimin e kushteve të profesionistëve shëndetësor, duke shtuar se çdo ditë numër i madh po e lëshojën vendin.
“…në muajt e fundit nuk jam i kënaqur me menaxhimin e Onkologjisë për radio terapi lista e pritjes është 4 deri 5 muaj. Jemi këtu të dhënë mbështetje që të plotësohen këto nevoja. Njëra prej gjërave që Qeveria duhet të punojë në përmasimin e kushteve për profesionistë shëndetësor sepse po na ikin”.
“Shumica e klinikave po përballen me largim të infermierëve dhe këtu duhet marrë masa sepse do të jemi në situatë që mund të jemi në kolapsimit të klinikave për shkak të largimit të profesionistëve. Një senzibilim për diagnostikim e kancerit dhe mbulueshmërinë e terapisë këto janë prioritet tona përmasimi i kushteve dhe rritja e pagave”.
Ilire Ramadani, e diagnosifikuar me kancer, tha se është e kënaqur me shërbimet që ofrojnë në Klinikë.
“Më shërbime shumë jam e kënaqur. Mirë jam tash tu marr infuzione kom pas kancer në mitër e kom heq. Momentalisht jam me stenat, Qe tri vjet jam duke u trajtuar në onkologji. Para tri vjetëve kam përdorur rrezatime. Këtu i marrim barnat nuk shpenzojmë kurgjo. Gjithçka mirë është”./eo