Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
350 mijë euro pajisje të reja për Klinikën e Oftalmologjisë

Klinika e Oftalmologjisë (Syve), pas 37 vjetëve pa investime, këtë vit është pajisur me pajisje modern në vlerë 350 mijë euro, investim i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Këto pajisje e kanë e shndërruar këtë klinikë, në klinikë moderne dhe kanë mundësuar rritjen e gamës së shërbimeve shëndetësore.

Me rastin e pranimit të këtyre pajisjeve, këtë klinikë e kanë vizituar Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu.

Ata nga afër kanë parë punën që po bën stafi shëndetësor në sallat operative, pas furnizimi me pajisje të reja mjekësore, e që janë lehtësim për punën e tyre dhe krijojnë kushte më të mira për trajtim të pacientëve.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se furnizimi i kësaj klinike me aparaturën e nevojshme i rrit kapacitetet e saj për diagnostikimin dhe operimin e sëmundjeve të syve.

Ai rikujtoi se deri me blerjen e këtyre pajisjve, vetëm për oftalmologji, nga Fondi i Sigurimeve Shwndetwsore, ishin shpenzuar mbi 1 milion euro në vit, meqë deri sot janë trajtuar jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore.

Tani, këto shërbime pacientët do të nisin t’i marrin edhe në QKUK.Ministri, mes tjerash, bëri të ditur se me këtë investim po bëhet transformimi i kësaj klinike, pasi që deri tani ishte një klinikë, e cila për shumë vjet ka varfëruar xhepin e qytetarëve dhe buxhetin e shtetit.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, me këtë rast, tha se këto investime janë duke bërë në vazhdën e investimeve që po bëhen në institucionet shëndetësore, në varësi të SHSKUK-së, me qëllim të ofrimit sa më të mirë të shërbimeve shëndetësore për pacientët.

“Jemi duke investuar në aspektin bazik në infrastrukturë dhe shumë pajisje mjekësore që kanë munguar prej që ekziston kjo klinikë. Kjo mundëson metoda të reja kirurgjike dhe edukim për stafin dhe pacientët që të mos shkojnë jashtë klinike” përfundoi drejtori Sejdiu.

Drejtori i Klinikës së Oftamologjisë, Adem Miftari, tha se nga viti 1982 nuk ishte investuar në këtë klinikë. Duke shprehur falënderimin për investimin e bërë, ai premtoi se tash e tutje, me ardhjen e pajisjeve të reja, nuk do të ketë më nevojë për t’i dërguar pacientët jashtë klinikës, sepse shumica e shërbimeve, si diagnostike ashtu edhe terapeutike, do të kryhen në Oftamologji.

Disa nga pajisjet e blera për herë të parë janë mikroskop operativ për operimin e segmentit të pasmë të syrit, Cross-Linking për trajtimin e patologjive të kornesë së syrit, Optical Coherence Tomography për diagnostifikimin e sëmundjeve të retinës dhe pajisje të tjera.

Youtube

Arkiva

Kategoritë