Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike.
Lajmi i arrestimit të tij u njoftua nga policia e Tiranës.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26-vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’ dhe ‘Nxitja për përdorimin e drogës’, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike”, thuhet në njoftim. /Ora News/