Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes rrjetit të tij social Facebook, i është drejtuar sot me një mesazh partnerëve ndërkombëtarë.
Ai ka falënderuar ata për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës, e në veçanti ndihmën që kanë ofruar për fushën e shëndetësisë
Postimi i plotë:
“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të vendit tim, nëpërmjet këtij mesazhi dua t’i falënderoj partnerët ndërkombëtarë, ambasadorët, përfaqësuesit e zyrave diplomatike, misioneve dhe organizatave ndërkombëtare në vendin tonë, për gjithë ndihmën që na kanë dhënë për shëndetësinë, në veçanti gjatë pandemisë”, ka shkruar ai./Familjajonë/