Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Vetdorëzohet në Polici Ardit Zymberi, një nga të dyshuarit për vrasjen e Albert Mujës

Ardit Zymberi, 23 vjeçar është vetdorëzuar sot në polici, i kërkuar për vrasjen e 25 vjeçarit Albert Muja të shtunën në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit Ardit Zymberi me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër, Lundrim Beqirit, 21-vjeçar, janë duke vazhduar, njofton policia.

Albert Muja, vdiq nga plagët e marra me thikë dhe tragjedia erdhi si pasojë e një zënke.

Beqiri i cili po vazhdon të kërkohet nga policia, ka dosje në polici për vepra të ndyshme penale.Një ditë pas vrasjes, policia ka njoftuar për bastisjen e lokacioneve, të cilat dyshohej se ishin strehë e të dyshuarve.

Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

25-vjeçari i vrarë është varrosur të shtunën.Rasti është duke u hetuar. /Mitropol

Youtube

Arkiva

Kategoritë