Sikur në shumë vende të botës, edhe në Kosovë shënohet Java e imunizimit 2019.
Java Botërore e Imunizimit (24 -30 prill) në Kosovë synon që përmes aktiviteteve të organizuara të rris vetëdijesimin për imunizim, e rrjedhimisht edhe përmirësimin e statusit shëndetësor të fëmijëve që është prioritet kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHP-së, UNICEF-it e OBSh, me qëllimin që të parandalohet rishfaqja e sëmundjeve ngjitëse, të cilat shkaktojnë paaftësi dhe vdekje, dhe për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë një mundësi të barabartë për një të ardhme të shëndoshë.
Vaksinimi i fëmijëve, sipas kalendarit vjetor të vaksinimit të obliguar me ligj, ka krijuar një traditë të mirë në deceniet e fundit në Kosovë.
Vaksinimi në shkallë prej mbi 95% të fëmijëve në Kosovë, flet për një sukses të
përbashkët të MSh-së, IKSHKP-së, UNICEF-it, OBSH-së, si dhe profesionistëve
shëndetësor e prindërve kosovarë.
Gjatë vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 539 000 euro për sigurimin e vaksinave nga kalandari i vaksinimit të obliguar me ligj dhe 350 000 euro për vaksinat sipas indikacioneve epidemiologjike.
MSh, rikujton se vaksinimi është mënyra më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinimit.
Fëmijët kosovarë meritojnë të kenë vaksina cilësore dhe me kohë.
Prandaj, MSh u bën apel prindërve që t’i vaksinojnë me kohë fëmijët e tyre.