Disa minuta më parë janë ndjerë dridhje të tokës në Kosovë.
EMSC ka shkruar se tërmeti ka rënë në ora 23:07 në zonën kufitare mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Tërmeti ishte i fuqisë 3.3 ballë.
Epiqendra ishte 12 kilometra në jugperëndim të Vitisë e 22 kilometra në veriperëndim të Shkupit.