Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
SUPË ME QIQRA 10+

Gatuar nga: Getoarbë Mulliqi Bojaj
Mama.sunshine.food


1 gotë qiqra
1 patate e ëmbël
1 domate
4-5 lule lulelakër
2 gjethe selino
1 thelb hudhër
1 lugë e vogël vaj ulliri

Qiqrat kanë qëndruar në ujë gjatë tërë natës. Në mëngjes ndërrohet uji dhe lihen në ujë të freskët edhe 4 orë të tjera.
Të gjitha perimet zihen me qiqra, derisa zbutet patatja.
Gjethet e selinos përdoren pasi që zihen, ndërsa të gjithë përbërësit së bashku me ujin e vetë blendohen, derisa të jetë kremoze.
Qiqrat (chickpeas ang.) kanë shumë vlera ushqyese, por mbi të gjitha kanë proteina dhe fibra. Andaj preferohet me e njoftuar beben me to ndërmjet muajit 8-10.
Kanë tendencë për të shkaktuar alergji, posaçërisht tek personat të cilët tashmë kanë alergji në soja.
Qiqra përmban yndyra pozitive për të cilat ka nevojë organizmi (posaçërisht truri) i bebes që të zhvillohet shëndetshëm, forcojnë eshtrat, përshpejtojnë tretjen në rast metabolizmi të ngadalshëm (bebet që kanë problem me konstipacionin) dhe janë antioksidant shumë i mirë.
Mund të kombinohen si me perime, ashtu edhe me pemë.

KONSULTOHUNI me pediatrin e bebeve para se t’i prezantoni ushqimin, gjithashtu informohuni për ushqimet që kanë veti alergjene /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë