Njerëzit fizikisht aktivë kanë një rrezik më të ulët të simptomave të pagjumësisë dhe kohëzgjatjes ekstreme të gjumit, të gjatë dhe të shkurtër”, shprehet Dr. Erla Björnsdóttir, eksperte e gjumit dhe mësuese e studiuese me kohë të pjesshme në Universitetin e Reykjavik.
Ushtrimet dhe stërvitja e rregullt, sipas një studimi të ri në SHBA, iu ndihmojnë të bëni një gjumë të rehatshëm.
Pjesëmarrësit në nëntë vende evropiane u anketuan në lidhje me shpeshtësinë, intensitetin dhe kohëzgjatjen e aktivitetit fizik, si dhe simptomat e pagjumësisë, sa orë gjumë flenë çdo natë dhe ndjenjën e përgjumjes gjatë ditës.
Ata që ishin vazhdimisht aktivë kishin 55% më shumë gjasa të flinin normalisht, ata që flinin 6 deri në 9 orë në natë dhe ata që filluan të merreshin me aktivitete fizike, kishin 21% më shumë gjasa që të flinin normalisht