Gjithmonë kur të përmendet stresi, mendojmë që yoga, meditimi, palestra etj., janë të vetmet që mund të na relaksojnë.
Por a e dini që muzika mund të jetë po aq efikase sat ë gjitha këto metoda?
Por jo të gjitha zhanret ndikojnë që ne të lirojmë mendjen tonë nga ngarkesat e përditshme.
Studime të shumta kanë treguar se kombinimet e tingujve të ndryshëm kanë efekt qetësues dhe ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tonë.
Macaroni Union, një bandë muzikore britanike, në 2014-n e mori seriozisht punën për të përgatitur një këngë relaksuese.
Macaroni bashkëpunoi me Akademinë Britanike të Terapisë së Tingujve për të krijuar këngën 10-minutëshe, e cila sipas një studimi të Dr. David Leëis, neuropsikolog dhe themelues i MindLab International, mund të ulë nivelin e stresit dhe ankthit të një personi me 65%.
Edhe pse mund të duket e pabesueshme, së paku provojeni ta dëgjoni njëherë.