Specializanti i pulmologjisë, Liridon Bujupi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Bujupi ndër të tjera shkroi se shpreson që pandemia të kalojë sa më shpejt dhe bota t’i kthehet realitetit. Në foton e bashkëngjitur në këtë shkrim, afër Bujupit shihet edhe aktori i mirënjohur, Çun Lajçi, që është i shtruar në Klinikën e Pulmologjisë tash e disa ditë.
“Sot ju urojmë festën e Fiter Bajramit së bashku me axhen Çun!
Me lutjet te i madhi Zot qe te largohet sa më shpejtë kjo pandemi qe e ka kapluar botēn gjithandej!
Paqe,lumtuni e dashni paqi në familjet tuaja miq”, shkroi Bujupi në Facebook.