Djegia nga dielli është një reagim akut në lëkurë pas ekspozimit të tepërt ndaj rrezatimit UV. Kjo shkakton dëmtim të drejtpërdrejtë të ADN-së, duke rezultuar në inflamacion dhe vdekjen e qelizave të lëkurës.
Ekspozimi i tepërt në fëmijëri ose në adoleshencë mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës së melanomës në jetën e mëvonshme, prandaj është thelbësore shmangia e tij.
Ja se si duhet të veproni:
Nëse pësoni djegie nga dielli, veproni shpejt dhe largohuni nga aty
Mbuloni zonat e prekura me rroba të pambukta të lirshme që lejojnë lëkurën tuaj të marrë frymë dhe të qëndrojë në hije
Medikamentet kundër dhimbjeve si ibuprofeni mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjes
Sigurohuni që pastaj ta freskoni lëkurën duke aplikuar një peshqir të lagur për 15 minuta, ose duke bërë një banjë ose dush
Sigurohuni që dushi të ketë një rrjedhje të butë të ujit
Mos e fshini lëkurën tuaj me një peshqir, por prisni që të thahet
Pas banjës ose dushit, përdorni një locion për të zbutur lëkurën
Aloe vera gjithashtu mund ta zbusë dhimbjen dhe të veprojë si një anti-inflamator
Djegien nga dielli mund të inkurajojnë humbjen e lëngjeve përmes lëkurës, prandaj sigurohuni që të pini shumë ujë, të cilat do të parandalojnë dehidratimin dhe do të ndihmojnë trupin tuaj të shërohet.
Alkooli duhet të shmanget në mënyrë ideale gjatë kësaj kohe pasi vetëm se do ta përkeqësojë gjendjen./Familja Jonë