Die, Qer 14, 2026
Banner Top
Banner Top

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shpallur konkurs publik për drejtor të QKUK-së.

Konkurse janë shpallur poashtu edhe për Drejtor të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës dhe Ferizajt.

Aktualisht Qendra Klinike Universitare e Kosovës udhëhiqet nga U.D i drejtorit, Osman Hajdari

Ndërkaq, spitali i përgjithshëm i Ferizajt, ka vite që udhëhiqet nga një ushtrues detyre, ngase kishin dështuar disa konkurse me radhë.

Në mars të vitit 2024, Fikret Arifi ishte emëruar ushtrues detyre i drejtorit në Spitalin e Ferizajt, pas më shumë se 5 javësh nga dorëheqja e udhëheqësit paraprak, Selajdin Sallahut.

Kurse, spitali i përgjithshëm i Mitrovicës prej më shume se një viti, udhëhiqet nga U.D i drejtorit, Enis Istrefi, specialist i neurologjisë.

Konkursi do të mbyllet me datë 26 mars.

Youtube

Arkiva

Kategoritë