Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top

Profesionistët e KPSH-së të Komunës së Prishtinës shënojnë Javën e Imunizimit me organizimin e një sërë aktivitetesh dhe ligjëratave edukativo-shëndetësore me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e vaksinimit dhe imunizimit.

Motoja e këtij viti ”Vaksinat mbrojnë të gjitha moshat” thekson rëndësinë e vaksinave si një nga ndërhyrjet kryesore për mbrojtjen e njerëzve të të gjitha moshave nga sëmundjet serioze që mund të parandalohen përmes vaksinimit.

Nga viti 2024 në programin e imunizimit në vendin tonë janë përfshirë tri vaksinave të reja në kalendarin e rregullt të vaksinimit, duke forcuar mbrojtjen ndaj sëmundjeve që parandalohen me anë të vaksinimit.

Vaksinimi kundër HPV-së (Human Papilloma Virus), tashmë është zgjeruar edhe për djemtë si dhe rritja e kufirit të moshës për vaksinim deri në 26 vjeç, në përputhje me evidencën shkencore dhe praktikat ndërkombëtare, me qëllim uljen e rrezikut nga kanceret e lidhura me HPV.

Në ambientet e Qendrave të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Komunës së Prishtinës, profesionistët shëndetësor organizuan aktivitete informuese dhe senzibilizuese për pacientët, qytetarët, komunitetin dhe stafin shëndetësor me qëllim të rritjes së informimit dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e imunizimit si dhe u potencua që është shumë e rëndësishme që të sigurohet vaksinimi i fëmijëve në kohën e duhur me theks të veçant te vaksina MMR(vaksina kundër fruthit, shytave dhe rubeollës).

Ftojmë të gjithë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, pranë Qendrave të tyre të Mjekësis Familjare.

Vaksinimi i rregullt i fëmijëve është një ndër mënyrat më të sigurta dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve, duke kontribuar në një të ardhme më të shëndetshme për brezat e ardhshëm.

“Vaksinat shpëtojnë jetë, shëndet për të gjithë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë