Kjo recetë është e thjeshtë në përgatitje, por me shije të veçantë. Pjekja e qepës së njomë dhe preshit me ngadalë nxjerr në pah ëmbëlsinë e tyre natyrale, duke u kombinuar në mënyrë të shkëlqyer me salmonin. Një pjatë ideale për një darkë të veçantë.
Vlerat ushqyese për porcion
669 kcal | 36 g proteina | 25.9 g karbohidrate (prej të cilave 3.1 g sheqerna) | 46.1 g yndyrë (prej të cilave 17.4 g të ngopura) | 1.3 g fibra | 0.19 g kripë
Përbërësit (për 2 persona)
- 160 g makarona penne
- 25 g gjalpë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 presh i madh, i prerë hollë
- 4 qepë të njoma, të prera hollë
- 1 lugë gjelle gjethe të freskëta trumze
- 2 fileto salmoni nga 120 g secila (pa lëkurë)
- Lëkura dhe lëngu i një limoni
- 3 lugë gjelle krem qumështi me yndyrë të plotë (crème fraîche)
- Kripë dhe piper i zi
Përgatitja
Zieni makaronat në ujë me kripë, sipas udhëzimeve të paketimit, derisa të jenë al dente. Kullojini dhe ruani 100 ml nga uji i zierjes.
Në një tigan të gjerë me kapak, ngrohni gjalpin dhe vajin në nxehtësi mesatare-të ulët. Shtoni preshin, qepët e njoma dhe trumzën. Gatuajini për rreth 5 minuta, duke i përzier herë pas here, derisa të fillojnë të zbuten. Sigurohuni që të mos marrin ngjyrë, nëse është e nevojshme, uleni pak temperaturën.
Vendosni filetët e salmonit sipër përzierjes, kriposini dhe shtoni piper sipas dëshirës. Shtoni gjithashtu lëkurën dhe lëngun e limonit. Mbulojeni me kapak dhe gatuajeni për 5 minuta. Pastaj hiqeni kapakun, kthejeni salmonin nga ana tjetër, mbulojeni sërish dhe lëreni edhe 3 minuta të tjera.
Hiqeni salmonin nga tigani dhe vendoseni në një pjatë mënjanë. Në përzierjen me presh, shtoni kremin e qumështit dhe më pas shtoni gradualisht 100 ml ujin që ruajtët nga makaronat. Lëreni të vlojë pak dhe rregullojeni shijen me kripë dhe piper.
Shtoni makaronat në tigan dhe përziejini mirë që të marrin shijen e salcës. Nxeheni për disa minuta.
Shërbejeni pjatën, duke ndarë makaronat në dy pjata dhe duke shtuar sipër secilës pjatë copëza salmoni të thërrmuara me pirun. /BBC/













