Çdo amvisë e di mirë se sa e rëndësishme është mbushja kur gatuan byrekë
Sekreti i një byreku të shijshëm qëndron te mbushja e tij, më poshtë po ju sjellim një recetë për mbushje që e përdorin furrtarët.
Përbërësit:
– 8 lugë miell,
– 1 maja e thatë,
– 2 gota qumësht,
– 1 filxhan vaj,
– kripë ose sheqer (në varësi të byrekut që po e gatuani).
Përgatitja:
Përzieni përbërësit e listuar në një enë.
Kur bëni byrekë nga kore të gatshme, të njelmëta ose të ëmbla, lyeni secilën kore me këtë mbushje dhe më pas mbushni në mënyrën e zakonshme.
Hidhni pjesën tjetër të mbushjes mbi byrek dhe lëreni të pushojë për një orë e gjysmë para se ta fusni në furrë për ta pjekur.
Ju bëftë mirë!