Mish pule të këtillë pothuajse nuk keni provuar.
Përbërësit:
– 300 g mish të bardhë;
– 200 ml kefir;
– 2 lugë të vogla mustardë;
– 1 lugë e vogël shafran;
– gjysmë luge e vogël kripë;
– pak piper;
– 1 tufë majdanoz;
– koriandër
Përgatitja:
Filetat e pulës pritni në kube dhe piqni pesë minuta në tigan pa i shtuar yndyrë. Kohë pas kohe shkundeni tiganin në mënyrë që mishi i pulës nga të gjitha anët të piqet njësoj.
Mishit të pulës pastaj hidhni kefir, shtoni mustardën, kripën, piperin, shafranin dhe farat e thërrmuara të koriandrës, përzini dhe fërgoni në zjarr mesatar derisa i gjithë lëngu të mos vlojë, rreth pesë minuta. Para se të përfundojë fërgimi ushqimit qitni majdanozin e grirë.
Shërbejeni të ngrohtë me oriz të gatuar në avull dhe sallatë sipas dëshirës.
Shijojeni!