Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
QKUK: Pacientit ia hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një intervenim kirurgjik te një pacient, të cilit i hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar.

Në njoftim thuhet se pacienti me inicialet S.M., i moshës 52 vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë.

Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë