Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
MSh: Qendrat e vaksinimit do të punojnë shtatë ditë në javë, madje edhe gjatë festave zyrtare

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se që nga kjo javë qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës, përfshirë këtu edhe ditët e vikendit dhe festat zyrtare.

“Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.
E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim”, thuhet në njoftim.

MSh ka apeluar sërish te qytetarët që të caktojnë terminin për të marrë vaksinën kundër COVID-19.

Kujtojmë se ditë më parë ministria njoftoi gjithashtu se tashmë një person mund të caktoj termin për dhjetë persona njëkohësisht për t’u vaksinuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë