Sht, Nën 9, 2024
Banner Top
Banner Top
Qeveria angleze do të ndalojë përdorimin e “vapes”

Shitja e “vapes” do të ndalohet në Angli, nga qershori i vitit të ardhshëm.

Vendimi është marrë nga qeveria angleze, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.

Masa ishte propozuar nga qeveria paraprake në janar, por që nuk ishte miratuar deri më tani.

Sipas ministrave, me këtë vendim synohet parandalimi i dëmtimit mjedisor si dhe mbrojtja e shëndetit të fëmijëve.

Vendim i ngjashëm pritet të merret edhe në Skoci, Uells dhe Irlandë të Veriut.

Udhëheqësit e industrisë së “vapes” kanë paralajmëruar se vendimi në fjalë mund të nxisë rritjen  shitjes ilegale të këtyre produkteve.

Numri i personave që konsumojnë “vapes” është rritur dukshëm në vitet e fundit, sidomos te të rinjtë.

Ndonëse nuk ka të njëjtin efekt sikurse pirja e duhanit, konsumimi i tyre, megjithatë, shkakton dëme në organizëm.

“Vapes” njëpërdorimëshe shkaktojnë edhe dëme në mjedis, meqë nuk riciklohen dhe bateritë e tyre vështirë shpërbëhen.

Youtube

Arkiva

Kategoritë