Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Punëtorët teknikë të QKMF-së në Prishtinë protestojnë për paga

Punëtorët teknikë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë po protestojnë sot në shenjë pakënaqësie ndaj trajtimit të tyre lidhur me pagat dhe kushtet tjera.

Ata thonë se për shkak të kushteve të papërshtatshme, do e braktisin punën.

”Nëse nuk rritet paga qysh po dojmë na, detyrohemi me lanë punën pas 20 vjetësh”, tha Jusuf Azemi për Klan Kosovën.

Sipas tyre, Komuna e Prishtinës u ka thënë se do ua ripërtrijnë kontratat e punës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë