Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Pesë ushqime që ndihmojnë në tretjen më të shpejt të mëngjesit

Nëse keni probleme me kapsllëkun ose ndiheni të fryrë, duhet ta ndryshoni dietën tuaj duke ngrënë më shumë ushqime për mëngjes që kanë një efekt pozitiv në tretjen tonë.

Në këtë mënyrë do të keni një ndjenjë lehtësimi gjatë ditës dhe për rrjedhojë do të jeni më produktivë.

Tërshëra
Bollguri është një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes, sepse ndihmon zorrët të tresin më shpejt ushqimin. Tërshëra është një burim i mirë i fibrave të tretshme dhe të patretshme, të cilat mund të ndihmojnë me kapsllëkun. Përveç kësaj, tërshëra është një prebiotik, i cili vepron si një burim karburanti për probiotikët në zorrën tonë dhe kështu kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të zorrëve.

Kafja
Kafja e mëngjesit na ndihmon të zgjohemi, por është gjithashtu e mirë për zorrët tona. Kafja mund ta sinjalizojë stomakun për të prodhuar më shumë acid dhe për të rritur lëvizjen e zorrës së trashë, gjë që mund të çojë në një efekt laksativ te disa njerëz.

Pemët
Nëse preferoni një mëngjes standard që përfshin vezë, bukë ose produkte mishi, duhet të përfshini fruta në fund të vaktit të tillë. Pemët janë të pasura me ujë dhe fibra, të cilat ndihmojnë në tretje më të shpejtë.

Kefiri
Kefiri është i ngjashëm me kosin dhe është gjithashtu një burim i pasur probiotikësh, të cilët ndihmojnë në funksionimin e zorrëve. Një lloj probiotiku që gjendet zakonisht në kos dhe kefir ndihmon në zbutjen e jashtëqitjeve të forta.

Smoothie
Nëse bëni një smoothie me fruta, perime, burime të shëndetshme yndyrash, siç janë frutat arrore dhe produktet e qumështit, që janë të pasura me probiotikë, atëherë do t’jua lehtësojë problemin me fryrjen dhe kapsllëkun. Në të njëjtën kohë, këto pije janë një burim shumë i mirë i vitaminave.

Youtube

Arkiva

Kategoritë