Sht, Maj 4, 2024
Banner Top
Banner Top
Për  festat e fundvitit, Rina Zeka dhuron pako falas për shumë fëmijë

Meqë festat e fundvitit janë afër, aktivistja Rina Zeka ka vendosur të shpërndajë dhurata falas për disa fëmijë nëpër Kosovë.

Kontribues për këto pako që do t’ju dërgohen fëmijëve mund të jetë kushdo. Mjafton që të ketë interes për të ndihmuar.

Një pako mund të përmbajë produkte ushqimore jo të rrezikshme për fëmijë e po ashtu mund të ketë edhe materiale shkollore.

Nëse pakot nuk arrini t’i kompletoni ju vetë, e tëra cka duhet të bëni është ta dërgoni shumën e parave që doni të dhuroni dhe të gjitha ato do të shkojnë për t’u blerë dhurata fëmijëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë