Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
PASTA BOLONEZE PËR BEBET TUAJA / 10+

Gatuar nga: Getoarbë Mulliqi Bojaj
mama.sunshine.food

3-4 domatina
1 grusht tul viçi (i qumështit), i bluar
1/4 qepë e kuqe
2-3 fije majdanoz
1/2 pastinak
1 lugë pasta

Qepa me pastinak kavërdiset në vaj ulliri (apo vajin tuaj të preferuar). Në to shtohet mishi dhe fërgohet derisa të marr ngjyrë kafe.

Në anën tjetër domatinit e qëruara bluhen me pak ujë, bashkë me majdanozin.

Kur mishi të jetë kafur, i shtohet salca e domatinave dhe zihet për 30-40 min (sa më shumë që zihet, aq më shumë i ulët aciditeti domates).

Pastat zihen sa për 1 servim, sipas instruksioneve në paketimet tuaja.

‼️KONSULTOHUNI me pediatrin e bebeve para se t’i prezantoni ushqimin, gjithashtu informohuni për ushqimet që kanë veti alergjene!‼️ /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë