Vetitë e tij janë të shumta, ai madje nga studime të shumta shkencore që i janë bërë konsiderohet si ilaç në mjekësi.
Shafrani njihet si bimë mijëra vjeçare e kultivuar në Indi, e cila përveç si një erzë u përdorë edhe si një bimë mjaftë efektive me përfitime të shumta shëndetësore.
Përbërja shafranit nga kurikumi, ka bërë që shkencëtaret ta krahasojnë kurikumin me medikamente anti- inflamatore, por pa efekte anësore, sidomos për luftimin e inflamacionit kronik .
Shafrani i Indisë është vërtetuar që përmirëson funksionin e trurit, kujtesës, si dhe parandalon një numër të madh të çrregullimeve.
Ai gjithashtu ndihmon në shërimin e artritit, për të cilin kurikurumi është një kurë 100% natyrore anti-inflamatore.
Shafrani është gjithashtu shumë i mirë në përmirësimin e funksionimit të enëve të gjakut, duke penguar koagulimin e gjakut, si dhe duke përmirësuar presionin e gjakut.
Ai gjithashtu parandalon bakteret dhe parazitët në zorrë, parandalon plakjen si dhe shumë funksione të tjera të jashtëzakonshme.