Një person ka vdekur dhe 424 të tjerë janë infektuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate kanë dal pas 6 mijë 360 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh janë shëruar 89 persona dhe 3189 të tjerë janë vaksinuar.
Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 792 mijë e 605 qytetarë me dozën e dytë, përderisa janë administruar mbi 1,7 milion doza të vaksinave./familjajone