Hën, Qer 15, 2026
Banner Top
Banner Top

Në përmbyllje të vitit 2024, gjatë takimit të Këshillit Drejtues të SP-Ferizaj me shefat dhe kryeinfermierët e reparteve, u prezantuan indikatorët e punës për periudhën janar-dhjetor për secilin repart, shkruan Spitali i Përgjithshëm Ferizaj përmes një postimi në facebook.

Tutje, në postim shkruhet “Ky ishte një vit i mbushur me angazhim dhe përkushtim nga të gjithë ju, dhe si shenjë falënderimi, shpërndamë mirënjohje për të gjitha repartet e SP-Ferizaj për punën e palodhur në ofrimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët që kishin nevojë.

Uroj që ky angazhim të vazhdojë dhe në vitin 2025, duke sjellë përparime të reja dhe duke ofruar mbështetje më të madhe për shëndetin e qytetarëve tanë.

Faleminderit për gjithë punën dhe dedikimin tuaj!”

Youtube

Arkiva

Kategoritë