Pandemia COVID-19 ka sjell mjaft vështirësi edhe për estradën e muzikës. Periudha e pandemisë, ashtu si për të gjithë të tjerët edhe për këtë pjesë të shoqerisë sonë solli karantinën, kufizimin e orarit të lëvizjes dhe masat parandaluese, të cilat ndikuan në shumë nga sferat jetësore përfshirë këtu edhe industrinë e muzikës dhe artin në përgjithësi.
Këngëtarët shqiptarë të prekur nga ky realitet filluan ndërprerjen e aktiviteteve muzikore, koncerteve dhe mbrëmjeve të tilla, por jo edhe pushimet dhe prurjet artistike.
Ndikim të madh, kishte edhe tek njëri prej këngëtarëve tonë shqiptarë Burim Hoxha. Ai në një intervistë për portalin Familja Jonë, tregon vështirësitë dhe ndryshimet me të cilat ishte përballuar gjatë kësaj periudhe të pandemisë COVID-19, ndërsa shton se është duke punuar në shumë projekte muzikore si balada dhe këngë popullore, të cilat priten të realizohen së shpejti.
“Periudha e pandemisë për ne si këngtarë ka qenë mjaft e vështirë, për shkak se kemi qenë larg nga publiku në pandemi, kjo na ka bërë që ne të ndjejmë mungesën mjaft të madhe të publikut, mirëpo unë jam munduar që përmes live në rrjetet sociale, si në Facebook së bashku me orkestrën t’i argëtojmë me muzik publikun tonë”.
Sa i përketë projekteve muzikore, Burimi tregon për portalin Familja Jonë, se është duke përgatitur një numër mjaft të madhë të projekteve.
“Një balad shumë të mirë, jam duke e punuar që pritet të publikohet së shpejti, por nuk do të mungojnë as këngët popullore, jam duke punuar në disa prej tyre të cilat do të i realizojë për dëgjuesit e muzikës live”.
Ai thotë se viti i kaluar shkaku i pandemisë, nuk ju ka mundësuar që të marrin pjesë në darsma dhe në koncerte muzikore, mirëpo thotë se këtë vit është në pritje të darsmave në të cilat do të marrë pjesë.
“Dasmat këtë vit, sigurisht që i presim sepse ka shumë dasmor që më kanë kontaktuar. Por sigurisht që vazhdojmë me shpresën që kjo pandemi do të përfundoj sa më shpejt dhe të i kthehemi jetës normale”.
Ai thotë se si anët negative, pandemia ka pasur edhe disa anë pozitive, si kalimin e kohës më shumë me familje, një shkëputje pak nga puna që ju ka mundësuar të pushojnë, mirëpo si anë negative thotë se janë mjaft të shumëta të pandemisë COVID-19.
“Gjatë pandemisë, kemi ndryshuar mjaft shumë jetën tonë. Por pandemia, na ka mundësuar të kalojmë më shumë kohë me familje dhe të afërmit e tjerë, këto kanë qenë disa nga anët pozitive. Mirëpo kemi humbur edhe shumë projekte muzikore, që nuk kemi mundur të i realizojmë gjatë pandemisë, ndërsa shumë mbrëmje e darsma janë shtyrë për verën e vitit 2021”.
Këngëtari Burim Hoxha, për herë të parë provoi edhe ndjenjën e të bërit prind, ai gjatë intervistës tregon se aq sa është ndjenjë e mirë, është edhe një përgjegjësi më ndryshe, që sjellë ndryshime mjaft të mëdha në jetë.
“Një ndjenjë shumë e mirë dhe sigurisht një përgjegjësi shumë më ndryshe. Ndryshimet që ka sjell në shtëpinë tonë janë shumë të mira një energji pozitive, një ndjenjë e papërshkruar me fjalë”.
Ndryshe, këngëtari Burim Hoxha, morri pjesë edhe në emisionet e fundvitit të emisionit “Familja Jonë”, ku disa prej këngëve të këngëtarit mund të i dëgjoni edhe në linqet më poshtë. /FamiljaJonë/