Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Mujku: Urdhëri për mbrojtje nuk mjafton për t’i shpëtuar viktimat e dhunës në familje, të zbatohet Ligji për Mbikëqyrje Elektronike

Albina Selmanaj

 “ Vritet gruaja shtatzënë nga bashkëshorti me armë shurdhuese”, ishte titulli i rastit që tronditi vendin këtë muaj. Por para se të ndodhte rasti në fjalë, të ndjerës Gjykata i kishte lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje, aktvendim i cili ishte dorëzuar palëve dhe Qendrës për Punë Sociale (QPS).

Për ta kuptuar rolin e QPS-ve në këto raste Familjajonë ka kontaktuar Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, Vebi Mujku i cila tha se detyra jonë në raste kur lëshohet një vendim i tillë, është vetëm kryerja e kontaktimeve me personin në fjalë.

Rastet kur gjykata shkruan urdhër mbrojtës ndaj një gruaje që ka përjetuar dhunë në familje, cka përfshinë ai urdhër dhe cilat janë përgjegjësitë e QPS në këto raste? – Urdhri për mbrojtje e obligon organet e sigurisë dhe QPS-në e obligon vetëm te pjesa e realizmit të kontaktimeve, vendin e realizmit të kontaktimit.”, shpjegoi Mujku.

Sipas Mujkut, mbrojtja e viktimës në raste të tilla nuk mjafton të bëhet vetëm përmes urdhrit mbrojtës, në këto raste ai sugjeroi që të zbatohet Ligji i Mbikëqyrjes Elektronike, ligj i cili i obligon dhunuesit të mbajnë një pajisje të vendosur në trup për përcaktim të vendndodhjes.

Me Ligjin për Mbikëqyrje Elektronike, vendosja e pajisjes (Byzylyk) bëhet në trup të ushtruesit të dhunës në familje. Pajisja e saktëson lokacionin e personit në çdo moment, nga dhoma e monitorimit të policisë, dhe personi lokalizohet brenda minutave, e jo të pritet me ditë të tëra, apo i njëjti të ketë hapësirë kohore të shkaktoj edhe ndonjë vepër tjetër. “ tha ai.

Tutje Mujku, tha se neglizhimi i një ligji të tillë për shtatë vite, i cili mund të realizohej nga një kosto prej 1 milionë eurosh, është i pafalshëm sepse ai mund të ndikojë në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Mujku, po ashtu bëri të ditur se në QPS-në e Komunës së Prishtinës deri në muajin tetor janë trajtuar 227 raste të dhunës në familje, numër i cili pritet të arrij përafërsisht në 300 raste deri në fund të këtij viti.

Në Komunën e Prishtinës janë trajtuar deri në muajin Tetor 227 raste të dhunës në familje, dhe pritet që deri në fund te vitit kjo shifër të arrij përafërsisht në 300 raste. Mesatarisht prej vitit në vit kemi rreth 20% të rritjes së rasteve të dhunës në familje. Shkaktarët janë të ndryshëm duke filluar nga përdorimi i substancave psiko aktive, alkoolit, motive xhelozie, rrjetet sociale, tradhtia, kriza ekonomike dhe papunësia.”, përfundoi ai.

Qendra për Punë Sociale (QPS) – është institucion publik profesional i nivelit komunal, kompetente për mbrojtjen e qytetarëve në nevojë sociale. Secila QPS vepron dhe ofron shërbime në kuadër të Komunës përkatëse./familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë