Vranësira, reshje shiu e në viset malore edhe reshje bore pritet të ketë në pesë ditët e ardhshme.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -3C të martën, e në pjesën e dytë do të rriten deri në 3C shkruan Prishtina Weather.
Ndërsa, temperaturat maksimale nga 5C do të pësojnë rritje deri në 7C e 9C të martën e të premten.
28.11 – Kryesisht vranët. DItën aty këtu do ketë edhe intervale të shkurta me diell.
29.11 – Ngrica në mëngjes dhe mjegull në ultësira. Fillimisht do të ketë vransira, e ditën intervale me diell.
30.11 – Kryesisht vranët. Nga mesdita mundësi për reshje lokale shiu.
1.12 – Kryesisht vranët, me riga lokale shiu paradite dhe vonë në mbrëmje.
2.12 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu orëve të hershme të mëngjesit.













