Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Mbrojtja e shëndetit mendor në kohë pandemie

Pandemia ka ndikuar dhe vazhdon të ndikoj tek një numër i madh i njerëzve. Ajo përveç problemeve shëndetësore që COVID-19 ka sjellë, një pjesë e madhe ka përjetuar edhe probleme të shëndetit mendor. Psikologët rekomandonë që lleximi sa më i pakët i lajmeve për këtë virus, aq më mire është për shëndetin mendor tek secili njeri.

Dashamir Bërxulli ligjërues në Departamentin e Psikologjisë në një intervistë për Radio Evropa e Lirë tha se pandemia ka shkaktuar një pasiguri dhe një frikë të madhe tek popullata, për shkak të mbylljes së menjëhershme, gjë e cila ka dhënë një efekt të caktuar si në trupin e njeriut ashtu edhe në mendje.

Ndërsa studiuesit nga vende të ndryshme të botës thonë se problemet që po sjellë pandemia, sa i përket shëndetit mendor do të jenë probleme shumë të mëdha.
“Pasojat e shëndetit mendor në lidhje me ato që po ndodhin gjatë kësaj pandemie për njerëzit, sot dhe më gjerë, me të vërtetë do të jenë një problem i madh në përgjithësi,” .
”Në përgjithësi, sjellja e stresit për shumë njerëz, do të sjell shumë probleme” shprehet Dr Konstantinos Petsanis.

Si të kujdesemi për shëndetin mendor gjatë pandemisë të koronavirusit?
⦁ Mos i lini shumë hapësirë mendimeve rreth frikës dhe sëmundjes
⦁ Menaxhoni stresin (relaksohuni, meditoni, mbushuni me frymë)
⦁ Jini të durueshëm, të kuptueshëm, respektoni dhe pranoni masat zyrtare
⦁ Menaxhoni pasigurinë dhe përshtatuni me ndryshimet e situatës

MBANI NËN KONTROLL ANKTHIN
⦁ Frika është normale dhe e dobishme, sepse na bën të respektojmë rekomandimet zyrtare, por ajo mund të shkaktojë panik të pavend
⦁ Mohim ose minimizim të realitetit

MBAJENI VETEN TË ZËNË
Ritmi shoqëror ngadalësohet, kjo do të thotë më shumë kohë. Është e rëndësishme të ruani një
ritëm të caktuar jetese:
⦁ Luani me fëmijët / kafshët
⦁ Punë dore dhe veprimtari krijuese (punë me shtiza, pikturë etj)
⦁ Kopshtari, punë të vogla shtëpie…
⦁ Shëtitje në ajër të pastër, nëse është e mundur
⦁ Lexim, filma etj.
⦁ Sistemim
Të gjitha këto duke respektuar distancën sociale.

“INFORMOHUNI”
⦁ Jini selektivë:
⦁ Referojuni informacioneve zyrtare (OFSP, kantonet)
⦁ Gjeni momentet e duhura për t’u informuar, mos merrni informacione gjatë gjithë kohës
⦁ Mos përcillni dhe mos u kaploni nga informacione të rreme/thashetheme
Një numër i madh i popullsisë në botë vazhdon të përballet me problemet e shëndetit mendor siç është depresioni, situatë e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19. /FamiljaJone

Arkiva

Kategoritë