Fjalët e para të të voglit tuaj janë magjike, ju sjellin një emocion të veçantë dhe mbahen mend për gjithë jetën.
Ato nuk vinë rastësisht, fëmijët I dëgjojnë, I mendojnë I kuptojnë e më pas I shprehin.
Secili dëshirojmë që ata të flasin sa më herët, e gjithashtu sa më pastër, por si ta arrimë një gjë të tillë.
Librat, janë çelësi I suksesit të fëmijës tuaj.
Fjalët janë vetëm një prej shumë elementeve që ata I përfitojnë prej tyre.
Me të lindur bebja juaj, ju I përkushtoheni maksimalisht me nevojat e tij, këtu mos harroni ta futni edhe një detyrë, leximin.
T’ju lexosh atyre është një mrekulli, ata edhe pse janë të vegjël, dëgjojnë e kuptojnë, e të familjarizohen me librat është diçka e artë.
Por nëse këtë detyrë e keni neglizhuar, asnjëherë nuk është vonë ta futni në agjendën ditore.
E nëse nuk keni ide se si t’ia filloni, ka shumë këshilla praktike që leximi të bëhet shumë argëtues.
I vogli juaj tashmë është I familjarizuar me lodrat, futeni fillimisht librin në këtë kategori që atij t’i duket diçka atraktive.
Bëhuni aktor, performoni përrallat e tregimet që atyre t’ju duket sa më interesante.
Gradualisht bëjani vendin e veçantë librit dhe ndajeni nga lodrat, thjesht bëjeni si diçka shumë më të rëndësishme.
Bëhuni mësues, jepuni mundësinë fëmijëve tuaj ti prekin librat, ti lexojnë, e ti përshkruajnë në metodën e tyre.
Ju në një tabelë shkruani atë se çka ata thonë, kjo I bënë të ndihen të rëndësishëm.
Në fund kur ata përfundojnë leximin me sukses mos harroni t’i shpërbleni.
Fëmija juaj ka një orar të gjumit, të ushqimit e të lojës, gjithsesi bëjeni edhe orarin e leximit, fillimisht bashkë me juve e më pas edhe individualisht.
Sa më I vogël të mësohet me librin, aq më shumë do të familjarizohet me të kur të rritet.