Ju do të bëni një vakt të shumë të shijshëm dhe të shpejtë në më pak se gjysmë ore!
Përbërësit:
– 5 kungullesha;
– 500 g djathë;
– 1 vezë;
– 1 filxhan thërrmija buke;
– 1 filxhan miell;
– piper sa mund të kapet me gishta;
– rigon sa mund të kapet me gishta;
– borzilok sa mund të kapet me gishta;
– 1 tufë majdanoz;
– 1 qepë.
Përgatitja:
Kungulleshat grini dhe kulloni mirë.
Shtoni djathin, vezën, piperin, rigonin, kripën, thërrmijat e bukës, miellin, majdanozin, qepën dhe pak borzilok të bluar.
Tundeni mirë përzierjen, pastaj bëni qoftere.
Rrokullisni ato në miell, pastaj në thërrmija buke dhe skuqni në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrën e artë nga të dy anët.
Shërbejeni me salcë kosi dhe sallatë sezoni.
Ju bëfshin mirë!