Mër, Tet 22, 2025
Banner Top
Banner Top
Kanceri i gjirit: Në ora 10:30 mbahet panel diskutimi në Fakultetin e Mjekësisë në Gjakovë

Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës ka njoftuar se sot në ora 10:30, në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë do të mbahet ligjëratë dhe panel diskutimi mbi kancerin e gjirit.

Sipas këtij njoftimi, ligjëruese për këtë temë do të jetë Antigona Ukëhaxhaj, Profesoreshe në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Kurse, në panel diskutimi do të jenë: Haxhi Kamberi, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në këtë universitet, Valbona Kastrati nga Organizata Joqeveritare “Ja vlen të jetosh” dhe Eldita Mullahasani, profesoreshë dhe gazetare.

“Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë studentët e Universitetit “Fehmi Agani”. Një mundësi e shkëlqyer për të mësuar, ndarë përvoja dhe kontribuar në rritjen e vetëdijes shëndetësore!” thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë