Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjërat kryesore që duhet të dini për adoleshentët

Adoleshentët – sidomos vajzat – duhet të dëgjojnë që trupi i tyre është i bukur.

Adoleshentëve u jepen dy mesazhe: 1. Trupi i tyre nuk është mjaftueshëm i mirë – domethënë i bukur, seksi, muskuloz, i tonifikuar etj. 2. Për shkak të kësaj, ata duhet të shmangin seksin për çdo arsye.

Kjo bën që ata të kërkojnë mënyra të tjera për të gjetur perfeksionin, vajzat, duke shkuar drejt kozmetikës dhe operacioneve plastike dhe djemtë drejt orëve të gjata e të lodhshme në palestër, ku në vend që të gjejnë vetveten, ata humbin çdo ditë e më shumë copëza nga vetja.

Prindërit duhet të kuptojnë botën e tyre.

Nëse ka diçka që nuk shkon me përditshmërinë e djemve dhe vajzave që janë në adoleshencë, është komunikimi me prindërit. Çdo ditë ka keqkuptime dhe zënka, të cilat nuk kanë asnjë dobi.

Prindërit duhet të kuptojnë se bota e një adoleshenti sot është shumë herë më e madhe dhe më e sofistikuar se e një adoleshenti në dekadat e kaluar. Ata kanë një sasi informacioni aq të madhe sa mund të drejtojnë një botë. Prandaj, shprehjet: “E di unë se jam më i madh” apo “Vendos unë” nuk funksionojnë.

Adoleshentët duhet të përfshihen në aktivitete.

Një mjet i mirë për të çuar një adoleshent drejt një jete seksuale të pastër është aktiviteti, i cili mund të jetë sportiv, artistik, shkencor etj. Pse? Sepse ata nuk mbyllen tërë ditës duke shfryrë fantazinë seksuale në tualet. Por është e kundërta. Ata zhvillojnë aftësinë në të komunikuar, në të folur, në disiplinim, në rritjen e përgjegjësisë etj. Sporti, teatri, skena… janë të gjitha mundësi për të çuar në një formim të mirë të djemve e vajzave adoleshente.

Adoleshentët duan të këshillohen, jo të kontrollohen.

Kundër çdo gjëje që kemi dëgjuar deri tani, një gjë është e vërtetë: po, adoleshentët duan të dëgjojnë atë çfarë thonë të rriturit.

Por ata nuk duan të marrin urdhra për të bërë diçka. Kjo do të thotë se nëse mendon që fëmija yt do të jetë më i lumtur, më i përgjegjshëm e më i mbarë nëse bën atë që thua e urdhëron ti  atëherë na vjen keq të ta themi por ke bërë një vrimë në ujë.

Kur të rriten ata s’do bëjnë gjë tjetër veçse  të kundërshtojnë sepse kanë “frikë” të konformohen. 

*Artikull nga revista “Health”

Youtube

Arkiva

Kategoritë