Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Adoleshentët rrezikohen nga të famshmit

Një studim i ri pohon se promovimi i alkoolit nga figurat e famshme mund të shtojë rrezikun e abuzimit me alkool te adoleshentët.

Studimi hulumtoi se si vetëdija rreth marketingut të alkoolit ndikon në sasinë e alkoolit që adoleshentët dhe të rinjtë konsumojnë.

Nëntë shembuj të marketingut të alkoolit u përfshinë në pyetësor përfshirë reklama në gazeta dhe revista, në platforma të rrjeteve sociale, përmes promovimeve të figurave të famshme dhe përmes marrëveshjeve me çmime të veçanta në pije alkoolike.

Sipas zbulimeve të tyre, ata që kishin vetëdije më të lartë të marketingut të alkoolit ishin më të prirur të ishin në rrezik më të lartë që të pinin më shumë alkool.

Pjesëmarrësit me vetëdije më të lartë të marketingut të alkoolit raportuan se kishin parë të paktën 54 shembuj gjatë muajit të kaluar.

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë