•
Shkruar nga: Dr. Visar Zekaj – Gastroenterolog / Internist
Pirja e duhanit shkakton shumë sëmundje duke përfshirë sëmundjet e traktit respirator ku është shkaktari kryesor i shfaqjes së bronkitit kronik obstruktivë, emfizemës mushkërore e po ashtu edhe të kancerit bronchial.
Poashtu pirja e duhanit paraqitet si faktor i madh i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare përfshirë këtu sëmundjet iskemike të zemrës dhe infarktin e miokardit. Githashtu pirja e duhanit është faktor rreziku mjaft i rëndësishëm për sëmundje gastrointestinale sepse shkakton në masë të madhe ulcerën peptike, sëmundjet inflamatore të zorrëve si Morbus Crohn-in e po ashtu edhe kancerin. Në këtë aspekt, relacioni ndërmjet pirjes së duhanit dhe sëmundjeve të traktit gastrointestinal, si dhe njohja e mekanizmave themelore të shfaqjes janë të diskutueshme.
Është vërtetuar se pirja e duhanit është e lidhur me patogjenezën e ulcerës peptike (sidomos të lukthit), dhe si pasojë shkakton edhe vonesën e shërimit të ulcerës. Studimet mekanistike tregojnë se pirja e duhanit dhe përbërësit aktiv të saj shkaktojnë vdekjen e qelizave mukozale, inhibojnë regjenerimin e qelizave, zvogëlojnë qarkullimin e gjakut në mukozën gastrointestinale dhe në të njëjtën kohë interferon në sistemin imun të mukozës. Pirja e duhanit po ashtu është faktor i pavarur i rrezikut për tipe të ndryshme të kancerit të mukozës gastrointestinale. Në këtë përmbledhje, ne gjithashtu përmbledhim mekanizmat përmes të cilave duhani nxit tumorogjenezën dhe zhvillimin e kancerit në pjesë të ndryshme të traktit gastrointestinal. Këta mekanizma përfshijnë aktivizimin e receptorëve nikotinik acethylcholine, formimin e aduktorëve të AND-së, stimulimin e angiogjenezës tumorale dhe modulimin e përgjigjes immune të mukozës gastrointestinal. Njohja e plotë e këtyre mekanizmave mund të na ndihmojë ne në të ardhmen për përcaktimin më efektiv terapeutik të sëmundjeve gastrointestinal.
Për të shkaktuar këto sëmundje duhani është mjaft efektiv, por shërimi dhe trajtimi i këtyre sëmundjeve të shkaktuara si rezultat i pirjes së duhanit është mjaft e vështirë. /Familja Jonë