Të hënën, më datë 5 prill, disa persona kanë rrahur një femër, shtetase e Shqipërisë, në Lagjen Ulpiana të Prishtinës.
Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit ende nuk kanë arritur të identifikohen.
Përveç dhunës, ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Hetimet ende janë duke vazhduar