Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa djem rrahin një grua në Prishtinë, dyshohet se ia ndërprenë shtatzëninë

Të hënën, më datë 5 prill, disa persona kanë rrahur një femër, shtetase e Shqipërisë, në Lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit ende nuk kanë arritur të identifikohen.

Përveç dhunës, ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Hetimet ende janë duke vazhduar

Youtube

Arkiva

Kategoritë