Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top

Një studim i ri tregon se ndjekja rigoroze e dietës mesdhetare lidhet me një rrezik më të ulët të simptomave të depresionit, veçanërisht tek gratë e moshuara. 

Ushqimet si peshku dhe yndyrnat e pangopura – përbërës kyç të kësaj diete – luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin mendor, shkruan burimi Medical News Today.

Edhe pse në studim morën pjesë të dyja gjinitë, efekti mbrojtës i dietës mesdhetare ishte dukshëm më i fortë tek gratë.

Sipas OBSH-së, depresioni prek 5.7% të të rriturve mbi moshën 60 vjeç dhe është 50% më i zakonshëm tek gratë.

Studimi i publikuar në “British Journal of Nutrition”, tregon se gratë që ndiqnin nga afër këtë dietë kishin deri në 60% më pak gjasa të përjetonin depresion – një efekt që nuk u vu re tek burrat.

Studimi italian “NutBrain” përfshiu 798 pjesëmarrës të moshës 65–97 vjeç. Ata plotësuan një pyetësor mbi zakonet ushqimore dhe u ndanë në tri grupe sipas nivelit të përputhjes me dietën mesdhetare.

Vlerësimi i simptomave të depresionit u bë me Shkallën e Qendrës për Studime Epidemiologjike. Në total, 19.8% raportuan simptoma – 27.9% e grave dhe 8.0% e burrave.

Për gratë, përqindja më e lartë e acideve yndyrore të pangopura lidhej me 42% rrezik më të ulët të depresionit.

Përdorimi i rregullt i peshkut të freskët (≥3 herë në javë) u shoqërua me 62% rrezik më të ulët. Ndërkohë, burrat përfitonin më shumë nga konsumi i frutave dhe arrave. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë