Çfarë është Depresioni Postnatal?
Depresioni postnatal është një sëmundje depresive e cila prek rreth 10-15% të femrave pas lindjes. Simptomat jane të njejta sikurse tek depresioni tipik. Këto simptoma përfshijnë: disponim i ulët, lodhje, pagjumësi, ndryshime të apetitit, pamundësi për të ndjerë kënaqësi për gjërat, madje as për beben, mendime negative dhe ndjenjë faji, ankth, mungesë e dëshirës sociale (nuk dëshirojnë të qëndrojnë me njerëz), ndjehen të pashpresë, kanë vështirësi të kujdesen për foshnjën dhe për veten etj. Nëna e cila po përjeton depression postnatal shpesh ndjehet fajtore për pamundësinë e kujdesit për foshnjën dhe se nuk po i gëzohet ardhjes në jetë të fëmijës së saj. Por, depresioni postnatal mund t’i ndodh secilës nënë dhe aspak nuk duhet të fajsohet nëna për gjendjen në të cilën ndodhet.
Kur paraqitet depresioni postnatal?
Koha kur paraqitet depresioni postnatal është e ndryshme. Ai mund të shfaqet në
muajin e parë apo të dytë pas lindjes, por mund të shfaqet edhe pas disa muajsh
pas lindjes. Rreth një e treta e femrave të cilat kanë pasur depresion
postnatal, kanë pasur simptoma të depresionit edhe gjatë shtatzanisë.
Si
ndjehet një grua e cila po kalon një depression postnatal?
Ajo mund të ndjejë disa nga këto simptoma:
Mungesë e energjisë – disponim i ulët, e palumtur dhe në vaj në shumicën e
kohës. Ndjehen më keq gjatë një periudhe të ditës psh. në mëngjes apo në
mbrëmje.
Irritueshmëri – ose e zemëruar me partnerin apo foshnjën ose me fëmijët e
tjerë. Por edhe me anëtarët e tjerë të familjes.
E lodhur – të gjitha nënat ndjehen
bukur të lodhura gjatë rritjes së fëmijëve të tyre. Por, depresioni ju bën të
ndjeheni krejtësisht e rraskapitur dhe pa energji.
Pagjumësi – edhe pse jeni shumë të
lodhura ju nuk mund të fleni. Mund të keni probleme të mëdha me gjumin, shkoni
për të fjetur të shqetësuar për gjëra nga më të ndryshmet, zgjoheni disa herë
gjatë natës derisa fëmija flenë apo zgjoheni herët në mëngjes para se të
zgjohet fëmija.
Ndryshimet e oreksit – mund të
humbisni apetitin dhe të harroni të hani. Disa femra hanë si ngushëllim dhe më
pas ndihen keq për peshën.
Nuk mund të shijojnë asgjë – vëreni
se nuk mund të shijoni gjërat si më parë apo nuk keni interesim për asgjë. Ju
ndoshta nuk jeni të interesuar as për beben tuaj.
Humbja e interesit për mardhënje intime
– ka disa arsye pse një grua humb interesimin për mardhënje intime pasi të
bëhet nënë. Mund të ndjeni dhimbje apo të ndjeheni e lodhur. Por deresioni
postnatal largon çdo dëshirë. Partneri nuk e kupton këtë dhe ai mund të ndjehet
i refuzuar.
Mendime negative dhe fajsimi i vetes
– depresioni ndryshon mendimet tuaja: mund të keni mendime shumë negative dhe
mund të mendoni se nuk jeni mjaftueshëm nënë e mirë apo që fëmija juaj nuk ju
don. Edhe për këtë mund të ndjeheni fajtore. Por, secila nënë është mjaftueshëm
nënë e mirë kur së pari ajo është mjaftueshëm e mirë për veten e saj. Kështu që
fillimisht jepni kohë vetes tuaj të ndjeheni mirë. Mund të humbni besimin tek
vetja dhe të mendoni se nuk mund të përballoni gjërat, por duhet të kuptoni se
këto janë vetëm mendimet tuaja të ndikuara nga depresioni postnatal.
Ankth – shumica e nënave të reja
shqetësohen për shëndetin e foshnjave të tyre. Nëse keni depression postnatal
ankthi mund të jetë i madh. Ju mund të shqetësoheni se fëmija juaj është shumë
i sëmurë, nuk është duke shtuar peshë mjaftueshëm, ai po qanë shumë dhe ju nuk
po arrini ta qetësoni. Kur fëmija është shumë i qetë keni frikë se ai nuk po
merr frymë. Keni frikë se mund ta lëndoni fëmijën tuaj. Keni frikë se keni
ndonjë sëmundje fizike dhe keni frikë se gjendja juaj e depresionit nuk do të
kalojë kurrë. Keni frikë të jeni vetëm me fëmijën tuaj. Keni nevojë për siguri
nga partneri, familjarët e tjerë apo mjeku.
Kur ndjeheni të shqetësuar mund të keni këto simptoma: rrahje të shpeshta të
zemrës, therje në krahërorë, pengesa në frymëmarrjë, djersitje, frikë se mund
të përjetoni një atak kardiak. Mund të shmangni situatat si psh. dyqanet e
mëdha sepse keni frikë nga sulmet e panikut.
Largoheni nga qëndrimi me njerëz –
nuk keni dëshirë të qëndroni me njerëz qoftë me familjarët apo edhe me
miqtë.
Ndjeheni të pashpresë – mund të
mendoni se gjërat kurrë nuk do të përmirësohen. E mendoni jetën të pavlefshme
për të jetuar. Madje mund të mendoni se edhe familja do të jetë më mirë pa
ju.
Mendime vetëvrasëse – nëse keni
mendime për të lënduar veten duhet patjetër të kërkoni ndihmë. Telefononi apo
kërkoni ndihmë urgjente nga ndonjë person i afërt fillimisht ose direkt tek
profesionistët.
Simptoma psikotike – një numër shumë
i vogël i grave më depression postnatal mund të kenë simptoma psikotike. Ato
mund të dëgjojnë zëra apo të kenë besime të quditshme. Nëse vëreni ndonjë
simptom të tillë kërkoni ndihmë urgjente.
Si
ndikon depresioni postnatal në ndjenjat për fëmijën?
Mund të ndjeheni
fajtore që ju nuk po ndjeheni e lumtur për foshnjën tuaj siç e keni menduar. Ju
mund të mos e doni foshnjën tuaj apo të mos ndjeni afërsinë me foshnjën. Mund
të fajësoni foshnjën për gjendjen në të cilën ndodheni. Edhe pse ju e dini se
ajo është foshnja juaj dhe se ju e doni atë, por ashtu ndjeheni.
A
ka rrezik se ju mund ta lëndoni fëmijën tuaj nëse po përjetoni depresion
postnatal?
Rastet e lëndimit të
foshnjës tek gratë me depression postnatal janë shumë të rralla. Megjithatë ato
edhe mund të ndodhin për këtë duhet të jemi të kujdesshëm të kërkojmë ndihmë me
kohë në mënyrë që të parandalojmë ndonjë situatë të dhunës apo ndonjë tragjedi.
Zakonisht, për shkak të lodhjes dhe të stresit prindërit kanë ndjenjën se duan
ta ‘’shkundin’’ apo qëllojnë fëmijën, por kështu ndihen shumë prindër edhe pa
qenë me depression postnatal. Përveq se e kanë ndjenjën për këtë shumica e
nënave asnjëherë nuk veprojnë ashtu. Nëse ndiheni kështu është shumë ndihmuese
ti tregoni dikujt se si ndjeheni. Por nëse nuk po arrini ta kontrolloni veten
atëherë duhet të kërkoni ndihmë. Nuk duhet të ndjeheni keq të tregoni për këtë.
Përkundrazi me këtë tregoni se jeni në gjendje të kuptoni gjendjen tuaj jo të
mirë dhe po kërkoni ndihmë për të përmirsuar gjendjen tuaj dhe për të
parandaluar ndonjë akt të dhunës.
A
përjetojnë të gjitha femrat depression postnatal?
Pothuajse gjysma e nënave pas lindjes përjetonë një gjendje të quajtur ‘’baby
blues’’. Kjo fillon 3-4 ditë pas lindjes. Mund të keni luhatje të disponimit,
të qani lehtë, të irritoheni lehtë, të ndjeheni pa energji apo te jeni në ankth
etj. kjo mund të zgjasë deri në 10 ditë. Nëse zgjatë më shumë se dy javë duhet
të kërkoni ndihmë.
Çka
e shkakton depresionin postnatal?
Shumica e shkaktarëve të depresionit postnatal janë ‘’shkaktarë të supozuar’’.
Nuk kemi një shkaktarë të përgjithshëm por, një numër i stresorëve të ndryshëm
mund ti shtohen faktorëve. Jeni të predispozuar të keni depression postnatal
nëse:
– Keni pasur problem të shëndetit mendorë më parë
– Keni pasur depression apo ankh gjatë shtatzanisë
– Nuk keni mbështetje nga familja dhe miqtë
– Keni pasur ngjarje stresuese kohët e fundit si psh. vdekja e ndonjë të
afërmi, përfundimi i lidhjes apo ndarja nga partneri, humbja e punës etj.
Mund të kemi edhe shkaktarë organik si problemet me gjëndrën tiroide, kjo mund
të trajtohet lehtë. Por, depresioni postnatal mund të fillojë edhe pa pasur
asnjërin nga këta shkaktarë. Gjithashtu, prania e këtyre faktorëve nuk siguron
se ju do të keni depression postnatal.
A
mund të parandalohet?
Ka diçka që mund të bëjmë edhe pse nuk garantohet por ndihmon.
Mos provo të jesh ‘’superwoman’’. Mundohu të bëni më pak dhe të pushoni apo të
mos tejlodheni.
Shoqërohu me femra të tjera shtatëzëna apo nëna.
Gjej dikë me të cilin mund të flasësh.
Përcille gjendjen emocionale dhe mendore gjatë shtatzanisë .
Bëj aktivitete relaksuese edhe gjatë shtatzanisë edhe pas lindjes si
frymëmarrje e thellë, meditim, joga, shëtitje në natyrë dhe ajër të pastër,
etj.
Kur
duhet të kërkoni ndihmë?
Nëse përgjigjeni pozitivisht në këto pyetje atëherë duhet të shqyrtoni mundësinë
se sit ë kërkoni ndihmë.
1. Gjatë muajit të fundit kam qenë e shqetësuar se po ndihem keq, po ndihem pa
disponim dhe e pashpresë?
2. Kohët e fundit nuk po ndjejë kënaqësi në gjërat të cilat i kam dashur më
parë, dhe nuk kam vullnet për të bërë asgjë?
3. A mendoni se keni ndonjë shqetësim për të cilin do të kishit kërkuar ndihmë?
Si trajtohet depresioni postnatal?
Pasi te keni takuar psikologun apo psikiatrin ju do të vlerësoheni për gjendjen tuaj dhe varësisht nga niveli i depresionit ju mund të trajtoheni me terapi apo psikoterapi. Per shkak se nëna parimisht duhet të ushqejë fëmijën me gji duhet të keni kujdes me përdorimin e medikamenteve. Ato duhet të merren vetëm me përshkrimin e mjekut. Kurse, trajtimi me psikoterapi është më i përshtatshëm dhe mund të zgjasë 6-12 seanca. /Familja Jone
Antigona Qenaj
Psikologe klinike / Psikoterapiste
Laboratori Olive