Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, gastroenterohepatologu Visar Zekaj ka shpjeguar për mënyrën se si ndodh infeksioni i ekinokokut.
Sipas tij, cista e ekinokokut shkaktohet nga larvat e parazitit echinococcus granulosuss ose i njohur ndryshe si shiriti i qenit.
Njeriu infektohet nga ky parazit pasi ai është shpërndarë nëpër livadhe dhe kopshte në fazën e tij të hershme.
Sipas Zekajt, organet më të prekura nga ky infeksion janë: mushkëritë 75%, mëlcia 15% dhe truri ose palca kurrizore me 8%.
Ekinokoku zbulohet përmes ekografisë dhe në të shumtën e rasteve nuk shoqërohet me simptoma. Në rastet kur kemi simptomatologji ato paraqiten në formë të dhimbjes së lehtë nën harkun e djathtë brinjor, kemi rritje të mëlçisë, e në rastet kur cista e ekinokokut rritet mbi 10 cm atëherë mund të shfaqet edhe ikteri (zverdhje e skerave dhe lëkurës), e që mund të shfaqen edhe ethe.
Postimi i tij i plotë:
Ekinokoku!
Cista e ekinokokut shkaktohet nga larvat ose cistet e parazitit echinococcus granulosus.
Njeriu infektohet nga feçet e qenit të cilat kontaminojnë kopshtet e shtëpive, livadhet etj. në fëmijëri të hershme.
Organet më të shpeshta që preken nga ekinokoku janë: mëlçia mbi 75% rasteve, mushkëritë në rreth 15% të rasteve, truri apo palca kurrizore rreth 8% të rasteve.
Ekinokoku i mëlçisë zbulohet rastesisht gjatë ekzaminimit ekografik, sepse zhvillimi i saj është kryesisht asimptomatik. Në rastet kur kemi simptomatologji ato paraqiten në formë të dhimbjes së lehtë nën harkun e djathtë brinjor, kemi rritje të mëlçisë, e në rastet kur cista e ekinokokut rritet mbi 10 cm atëherë mund të shfaqet edhe ikteri (zverdhje e skerave dhe lëkurës), e që mund të shfaqen edhe ethe.
Diagnosfitikimi bëhet me ekografi të abdomenit, CT dhe RM të abdomenit, rentgen të mushkërive, CT të mushkërive dhe të kokës.