Enj, Qer 17, 2021
Banner Top
Banner Top
Cilët janë treguesit e suksesit të terapisë së Sklerozës Multiple? Përgjigjet neurologu, dr. Blerim Myftiu

Një çështje për të cilën u fol gjatë emisionit “Takim virtual me Shëndritin” ishte edhe ajo rreth terapisë kundër Sklerozës Multiple, saktësisht lidhur me treguesit nëse terapia e dhënë kundër kësaj sëmundjeje është duke funksionuar ose jo.

Sipas Myftiut, janë tri qëllime të cilat synohen të arrihen përmes një terapie kundër Sklerozës Multiple: parandalimi i sulmeve klinike, pakësimi ose parandalimi i krijimit të vatrave të reja inflamatore në tru (të cilat detektohen me rezonancë elektromagnetike) dhe parandalimi i përkeqësimit gradual të sëmundjes, përkatësisht parandalimi i simptomave e shenjave që e pengojnë një pacient në funksionalitetin e tij të përditshëm.

Ai tutje thekson se, secilit pacient që iu është ofruar terapi kundër Sklerozës Multiple në Klinikën e Neurologjisë, i bëhet monitorimi i gjendjes së tij/saj në raport me sëmundjen cdo një vjet, ku iu bëhen kontrolla klinike dhe rezonanca magnetike për të parë nëse terapia e dhënë është duke funksionuar. /familjajone

Arkiva

Kategoritë