Krizë ekzistenciale, është kur një person tërë kohën pyet veten nëse jeta ka ndonjë kuptim apo qëllim. Një person që ka krizë ekzistenciale, mund ta vë në pyetje edhe ekzistecën e vet në botën që ju duket e pakuptimtë.
Termi ‘krizat ekzistenciale’ e ka origjinën në ekzistencializëm, që është shkollë e filozofisë. Ekzistencialistët fokusohen kryesisht në kuptimin dhe qëllimin e ekzistencës, qoftë ekzistencës personale qoftë asaj grupore.
Ideja prapa ekzistencializmit ësht që bota është e pakuptimtë por është në dorën e individit që ta krijojë kuptimin dhe qëllimin e vet.
Krizat ekzistenciale janë të shpeshta dhe është normale që një njeri të pyet veten për qëllimet që ka në jetë – sidoqoftë, një krizë e tillë mund të ndikojë negativisht sidomos nëse personi nuk mund të gjëjë zgjidhjen e pyetjes.
Shumë sëmundje mendore, janë të lidhura me krizat ekzistenciale. Për këtë arsye kur një person për një periudhë të gjatë ka krizë të tillë, është mirë të konsultohet me specialist./FamiljaJone