Dr. Visar Zekaj – Gastroenterolog
Hepatiti alkoolik është sëmundje që shkaktohet nga konsumimi i alkoolit. Sëmundja shkaktohet nga grumbullimi i yndyrnave në hepatocite, duke shkaktuar inflamacion dhe deformim te mëlçisë.
Etanoli apo alkooli etilik është përbërje e cila gjindet ne birra, verëra, lëngje të cilat mund të shkaktojnë intoksikim. Alkooli atakon çdo organ të trupit të njeriut, por më së shumti SNQ. Efekti i alkoolit në njerëz apo persona varet direkt nga sasia e konsumimit të tij. Konsumimi i shtuar i alkoolit shkakton ndryshime shëndetësore të ndryshme të cilat konsistojnë me probleme të rënda shëndetësore siç janë: cirroza e mëlçisë, pankreatiti akut, kancerin, rritjen e tensionit arterial, infarktin e miokardit, çrregullimet piskologjike të personave, abuzim dhe varësi të alkoolit. Te gratë shtatzëna alkooli shkakton dëmtime të zhvillimit të fetusit që mund të qojnë deri te sindromi i vdekjes se papritur të infantit. Duke konsumuar sasi të shtuar të alkoolit, mund të shkaktohen aksidente motorike apo edhe të dhunshme.
Mëlçia është organi i dytë më i madh në trup i lokalizuar nën harkun e djathtë brinjor.Është përgjegjëse për metabolizimin e ushqimeve dhe materieve ushqyese të cilat lehtësisht mund të përdoren nga organizmi. Është poashtu përgjegjëse për eliminimin e substancave toksike nga gjaku. Alkooli mund të shkaktoj dëmtime të qelizave të mëlçisë (hepatociteve). Mëlçia e zbërthen alkoolin por vetëm në sasi të vogla, rritja e konsumimit të alkoolit bën që të qarkullojë në tërë trupin dhe në këtë mënyrë shkakton dëmtim të organeve të ndryshme të njeriut.
Cilat janë shenjat dhe simptomat e
hepatitit alkoolik?
Një nga shenjat e zakonshme te hepatitit alkoolik është ikteri (verdhëza) e
cila shkakton zverdhjen e lëkurës dhe sklerave, ndërsa simptomet tjera
përfshijnë: humbja e oreksit, të perzierat, të vjellat, dhimbje barku, ethe,
lodhje dhe dobësi, humbje peshe.
Hepatiti ndahet ne dy forma si e lehtë dhe e rëndë. Format e lehta te hepatitit alkoolik mund të evitohen duke e shmangur përdorimin e alkoolit. Format e rënda të hepatitit alkoolik mund të lajmërohen pa paralajmërim. Këto forma qojnë në komplikime të rënda si: dëmtim i rëndë i mëlçisë-cirrozë e deri te vdekja. Shenjat dhe simptomat e hepatitit të rëndë përfshijnë: grumbullim i lëngjeve ne trup ajtje të këmbëve, barkut, fryerje të venave të ezofagut të cilat shkaktojnë gjakderdhje –vjellje gjaku, konfuzion për shkak të grumbullimit të helmeve në trup, dëmtim të veshkave etj. Shenjat dhe simptomat dallojnë nga individi në individ si dhe ndryshojnë nga shkalla e shfaqjes së sëmundjes.
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut?
Shkaku kryesor i Hepatit alkoolik është pirja e tepruar dhe për kohë të gjatë e
alkoolit e cila lëshon kemikate që shkaktojnë inflamacion dhe dëmtim të
qelizave të mëlçisë. Poashtu konsumimi i tepërt i alkoolit shkakton
kequshqyerjen sepse pirja e tepërt e alkoolit zëvendëson ushqimin me pijen. Me
konsumimin e tepërt të alkoolit mund të zhvillohet Cirroza e mëlçisë dhe me
zhvillimin e cirrozës fillojnë edhe problem tjera të dëmtimeve si dëmtimi I
veshkave. Poashtu personat të cilët më pare kanë qenë të infektuar me ndonjërin
nga llojet e Hepatitit viral paraqesin rrezaik më të lartë për zhvillim të
Cirrozës.
Si shkaktar tjerë të shfaqjes së hepatitit alkoolik janë gjinia, ku gjinia femërore është më e rrezikuar, pastaj faktorët gjenetik, raca dhe etniciteti (afrikanoamerikanët dhe Hispanikët janë më të rrezikuar për të zhvilluar Hepatitin alkoolil), si dhe pirja për qejf-zakonisht personat që pijnë mbi 5 gota alkool në ditë paraqesin rrezik të lartë për zhvillimin e hepatitit alkoolik.