Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është dhimbja nervore (neuropatia) dhe nga ndryshon nga dhimbjet e tjera?

A mund të përshkruani dhimbjen tuaj?

Kjo është pyetja më e shpeshtë në një konsultë mjekësore për shkak të dhimbjes. Nëse nuk ka një shkak të njohur për dhimbjen, me shume gjasa, mjekut i duhen shumë informacione mbi dhimbjen për të kuptuar më shumë mbi shkakun e saj.

Këto informacione mund të jenë në lidhje me lokalizmin e dhimbjes, intensitetin dhe frekuencën. Mjeku juaj do duhet të përcaktoj nëse dhimbja është nociceptive apo neuropatike (dhimbje nervore), ose të dyja.

Shpesh është e vështirë për të bërë diferencimin sepse praktikisht, të gjitha dhimbjet transmetohen nëpërmjet nervave. Dëmtimet në indet e trupit si muskujtë, tendinat, ligamentet etj. shkaktojnë dhimbje nociceptive. Receptorët nervor pranë indit të dëmtuar, të quajtur nociceptorë, transmetojnë sinjalin e dhimbjes në tru. Kjo lloj dhimbje pershkruhet si e mprehtë, e fortë dhe/ose pulsuese.

Të kuptojmë dhimbjen neuropatike
Nëse ndjeni një dhimbje si djegëse, therëse, goditëse dhe kryesisht nëse shoqërohet me mpirje ose pickime – me shumë gjasa është një dhimbje neuropatike. Kjo do të thotë se ka dëmtim direkt të nervit dhe ndonjëherë mund të ndihet si përçim elektrik.

Dhimbjet neuropatike mund të shkaktohen nga diabeti, infeksionet (si herpes zoster), skleroza multiple, kimioterpaia ose dëmtimet traumatike.

Në rastin e hernies diskale ose stenozës spinale, dhimbja shkaktohet si pasojë e kompresionit (shtypjes) të herpashershëm të nervit në dalje të kanalit spinal. Kjo shkakton dhimbje përgjatë nervit. Në varësi të lokalizmit të nervave, dhimbja mund të ndihet në gjymtyrët e sipërme ose të poshtme. Dhimbja mund të shoqërohet me mpirje dhe pickime për shkak të kompresionit të nervit.

Si gjendet shkaku i dhimbjes nervore?
Për të përcaktuar shkakun e dhimbjes duhet një informacion i detajuar mbi natyrën e dhimbjes dhe lokalizimin.

Psh, dhimbjet e lidhura me artikulacionet, si artriti, shoqërohen me ngurtësim gjatë ndryshimit të pozicionit nga ulur në këmbë. Nëse kemi të bëjmë më një dhimbje të tendinave, do të ketë dhimbje në prekje, ndërsa dhimbja nervore shpjegohet më shumë si djegëse dhe therrëse. Po ashtu, dhimbja nervore shoqërohet shpesh edhe me mpirje.

Diagnostikimi i saktë i dhimbjes është shumë i rëndësishëm në përcaktimin e planit të duhur të trajtimit dhe konsulta e detajuar mjekësore, në më të shumtën e rasteve e përcakton atë. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë